Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.01 ▲0.21%
ARI 4,163 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,195 ▼ -0.88% ETH $1,706 ▼ -1.82% XRP $1.1362 ▼ -1.94% SOL $69.1200 ▼ -2.59%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.01 ▲0.21 % ARI 4,163 ▼1.96 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.01 ▲0.21 % ARI 4,163 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë në Cannes marrëveshjen e bashkëprodhimeve kinematografike

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, një moment historik për zhvillimin e industrisë kreative dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se kjo marrëveshje përfaqëson një hap strategjik për kinemanë shqiptare dhe për të gjithë sektorin kulturor.

Gonxhja u shpreh se kjo marrëveshje përfaqëson një hap strategjik për kinemanë shqiptare dhe për të gjithë sektorin kulturor.

“Është shumë kënaqësi që jemi sot këtu me Ministren e Kulturës së Francës, znj. Catherine Pégard, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të mirë dhe të ngrohtë mbi kinematografinë, reformën që po ndërmarrim në këtë sektor, si edhe mbi kulturën në përgjithësi, shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes vendeve tona. Marrëveshja që firmosëm sot krijon një bazë të rëndësishme për bashkëprodhimet filmike dhe hap mundësi të reja për kineastët shqiptarë në tregun europian dhe ndërkombëtar”, deklaroi ministri Gonxhja.

Nga ana e saj, Ministrja e Kulturës së Francës, Catherine Pégard, theksoi rëndësinë e afrimit kulturor mes dy vendeve dhe ndikimin që kjo marrëveshje do të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të kinemasë.

“Jam shumë e lumtur që patëm mundësinë të zhvillonim këtë takim, i cili tregoi edhe njëherë se sa afër janë kulturat tona dhe sa e rëndësishme është të vazhdojmë këtë rrugë bashkëpunimi. Marrëveshja mes CNC-së franceze dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë është një instrument shumë i rëndësishëm për realizimin e bashkëprodhimeve filmike dhe për forcimin e lidhjeve tona kulturore. Besoj se një ditë do të rikthehem në Cannes për të parë një film franko-shqiptar”, u shpreh ministrja Pégard.

Marrëveshja e nënshkruar në Cannes njeh filmat e bashkëprodhuar si produksione kombëtare në të dy vendet, duke u dhënë akses në skemat publike të financimit dhe mbështetjes për industrinë audiovizive në Shqipëri dhe Francë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.