Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,533 ▲ +0.79% ETH $2,315 ▲ +1.39% XRP $1.4157 ▲ +1.79% SOL $92.9200 ▲ +4.29%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Arte

Shqipëria në Bienalen e Venecias, hapet pavijoni shqiptar me “A Place in the Sun”,që vendos krijimtarinë shqiptare në..

Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia është një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë. Këtë vit Bienalja e Venecias shënon edicionin e 61-të të saj, ku një ditë më parë u hap dhe pavijoni shqiptar. Tema e bienales në vitin 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”, ku në hapësirat e Arsenales në Venecia, Shqipëria prezantohet me veprën “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini, një projekt që eksploron dimensione të thella të përvojës njerëzore dhe vendos krijimtarinë shqiptare në dialog me skenën ndërkombëtare të artit. Projekti i artistit Genti Korini u zgjodh për përfaqësimin e vendit tonë në Bienalen e Venecias pasi u shpall si fitues nga konkursi më herët nga Ministria e Kulturës. Pavijoni i Shqipërisë u inaugurua një ditë më parë me prezantimin e veprës “A Place in the Sun” nga artisti Genti Korini, kuruar nga Małgorzata Ludwisiak, ndërsa në fjalën e tij, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment me peshë strategjike për afirmimin e identitetit kulturor të vendit në skenën ndërkombëtare. Duke iu referuar veprës së Genti Korinit, Ministri Gonxhja nënvizoi se “A Place in the Sun” sfidon kufijtë e komunikimit dhe perceptimit, duke e kthyer pavijonin në një hapësirë ku gjuha, historia dhe imagjinata bashkëjetojnë në mënyrë eksperimentale dhe reflektuese. Ndërsa artisti Genti Korini u shpreh se projekti i tij synon të hapë një hapësirë ku identiteti nuk paraqitet si një formë e mbyllur, por si një proces në vazhdim. Sipas Korinit, përdorimi i gjuhës eksperimentale Zaum dhe strukturës së një “teatri fiktiv” e zhvendos shikuesin në një territor ku kuptimi nuk është i dhënë, por krijohet vazhdimisht përmes përplasjes së imazheve, tingujve dhe narrativave të fragmentuara. Ai theksoi se Shqipëria në këtë vepër nuk shfaqet si një imazh i fiksuar, por si një hapësirë e hapur interpretimi, e ndërtuar mbi projeksione historike dhe bashkëkohore.

Instalacioni “A Place in the Sun”

Për përfaqësimin e vendit tonë në këtë edicion të Bienales së Artit në Venecia, juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur më parë nga Ministria e Kulturës. Instalacioni “A Place in the Sun” nga Genti Korini ndërthur video me tre kanale, performancë live, animacion, teatër kukullash dhe kolonë zanore origjinale, duke krijuar një “teatër fiktiv” që eksploron tensionin midis realitetit dhe fiksionit. Vepra mbështetet në referenca historike dhe diskurse mbi përfaqësimin e Shqipërisë në fillim të shekullit XX, duke përfshirë mënyrat se si vendi është projektuar në narrativat kulturore dhe politike të kohës. Pavijoni shndërrohet kështu në një hapësirë kritike dhe poetike njëkohësisht, ku historia rishikohet përmes imagjinatës artistike. Pavijoni i Shqipërisë në Bienalen e Venecias 2026 do të qëndrojë i hapur për publikun nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.