Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 12 May 2026
S&P 500 7,341 ▼0.97%
DOW 49,562 ▼0.29%
NASDAQ 25,770 ▼1.92%
NAFTA 101.85 ▲3.85%
ARI 4,677 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $79,940 ▼ -2.12% ETH $2,261 ▼ -3.09% XRP $1.4223 ▼ -3.69% SOL $93.7700 ▼ -3.97%
S&P 500 7,341 ▼0.97 % DOW 49,562 ▼0.29 % NASDAQ 25,770 ▼1.92 % NAFTA 101.85 ▲3.85 % ARI 4,677 ▼1.08 % S&P 500 7,341 ▼0.97 % DOW 49,562 ▼0.29 % NASDAQ 25,770 ▼1.92 % NAFTA 101.85 ▲3.85 % ARI 4,677 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
12 May 2026
Breaking
Politika

Shqipëria në Bruksel: Mbresëlënës vetingu po ende ka rezerva

E ngarkuara e BE për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Federica Mogherini u shpreh pozitivisht mbi punën e qeverisë së Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit. Procesin e vetingut ajo e quajti “mbresëlënës”.

Vlerësim pozitiv për Shqipërinë! Federica Mogherini komentet i bëri në një konferencë për gazetarët në Bruksel pas takimit vjetor të përfaqësuesve të BE dhe atyre nga Shqipëria për ecurinë e Marrëveshjes së Stabilizim-Associmit dhe progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor BE. Në takim kanë marrë pjesë veç ministrit shqiptar të Europës e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati edhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe disa përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. “Kemi pasur një takim pozitiv dhe produktiv, kemi riafirmuar përkushtimin tonë për procesin integrues të Shqipërisë”, tha Mogherini.

“Shenja vitale”

E ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme u shpreh se e “kemi uruar qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për punën e pakompromis në reformën e gjyqësorit. Kjo punë tashme ka sjellë rezultate dhe ka konsoliduar sundimin e ligjit në Shqipëri. Nga ky proces kemi pritje të mëdha sidomos nga vetingu…një proces mbresëlënës.” Dënimet e fundit kundër një grupi kriminal, Mogherini i quajti “shenja vitale” të Shqipërisë në procesin e luftimit të krimit.  Sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, Mogherini tha se nuk ka kushte të reja.

Vendet anëtare ende me rezerva

Ndërsa nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn tha se vetingu është rezultat që duhet të vlerësohet. Duke konsideruar se procesi i vetingut është një gjë që duhet të ndiqet si shembull jo vetëm në Balkan. Mirëpo ai theksoi se ky proces paraqet sfida pasi ky proces largon nga puna çdo të dytin gjyqtar apo prokuror dhe këto vende duhet të plotësohen. Sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim Hahn, ishte optimist, por theksoi se vendet anëtare ende kanë disa rezerva.

“Vendet anëtare kanë theksuar se janë disa zhvillime, të cilat ende presin të adresohen para se të fillojnë negociatat për anëtarësim”. Hahn u shpreh edhe për qëndrimin e opozitës, duke theksuar, se opozita duhet të heqë dorë nga bojkoti.

Ende ka shumë për t’u bërë

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati falënderoi zyrtarët e BE-së për pritjen dhe tha se është i kënaqur me takimin. “Duke krijuar një horizont të qartë dhe një kalendar indikativ për Shqipërinë në funksion të fillimit të diskutimeve për anëtarësim”, tha Bushati.  Ai gjithashtu shtoi se është i “gëzuar se ka një vlerësim për realizimin e reformave dhe sfidave që kemi përpara”. Ende ka shumë për t’u bërë, theksoi Bushati, prandaj “është herët të thuhet se Shqipëria dhe vendet e rajonit i kanë larë hesapet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këto mbeten fenomene që duhen adresuar.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.