Tiranë 37°C · Pjesërisht vranët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.67 ▲4.3%
ARI 4,090 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,626 ▲ +2.03% ETH $1,919 ▲ +2.32% XRP $1.0885 ▲ +3.16% SOL $74.0300 ▲ +1.16%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.67 ▲4.3 % ARI 4,090 ▼0.21 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.67 ▲4.3 % ARI 4,090 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Shqipëria uron Kosovën në tetë vjetorin e Pavarësisë

aaaa17 Shkurti, përvjetori i tetë i Pavarësisë së Kosovës është uruar sot dhe nga zyrtarë të lartë të politikës shqiptare në Tiranë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Pandeli Majko, etj, përcollën mesazhe urimi për popullin e Kosovës, në vitin e tetë të Pavarësisë të saj.

Presidenti Nishani i përcolli urimet e tij permes një mesazhi drejtuar Presidentes Jahjaga, ku mes të tjerash, ai
‘përshëndet përpjekjet e jashtëzakonshme dhe arritjet e deritanishme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke sjellë më shumë stabilitet e begati për Kosovën, si dhe duke e shndërruar atë në faktor të rëndësishëm bashkëpunimi e kontribuesi për paqen në rajonin e Evropës Juglindore”.

Shqipëria, thotë Presidenti, do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha hapat e saj shtetndërtuese, e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre tetë viteve pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e institucioneve dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me BE-në.12744209_10153490906846523_3125923073814901476_n

Me një postim të shkurtër në Facebook kryeministri Rama uroi për Kosovën ne diten e Pavarësisë. “Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës! Gëzuar!” shkruan kryeministri,  ndërsa e shoqëron postimin e tij me një foto të Adem Jasharit, Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa kryetari i PD-së, Basha në postimin e tij shkruan: “Gëzuar Pavarësine e Kosovës!”.

Edhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i drejtoi urimet popullit kosovar dhe qeverisë së Kosovës me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë. “Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë! Mbetet proverbiale thënia e Presidentit Klinton: “Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen”, shkruan Panariti në postimin në Facebook.

617_1080932025291311_396733640625061518_nPandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, gjithashtu uroi popullin kosovar, autoritetet e larta të vendit dhe personalitete e shquara të tij për 8-vjetorin e Pavarësisë. “Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni për më shumë”, shkruan Majko në një mesazh në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.