⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.79 ▼0.24%
ARI 4,459 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,180 ▼ -2.77% ETH $1,831 ▼ -3.3% XRP $1.2126 ▼ -0.38% SOL $72.2500 ▼ -3.63%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.79 ▼0.24 % ARI 4,459 ▼0.18 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.79 ▼0.24 % ARI 4,459 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
04 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shteti i Rilindjes në pak rreshta

Në 26 qershor 2014, kompania ITS e Zotos përgatit një përmbledhje tekniko-ekonomike të projektit për ndërtimin e një impianti energjie në Elbasan.

Në 4 korrik të vitit 2014, Bashkia Elbasan i kërkon Ministrisë së Mjedisit me kërkesë urgjente fillimin e një procedure dhe mbështetjen financiare të projektit të Zotos, që parashikonte mbylljen e landfillit ekzistues të Elbasanit dhe trajtimin e mbetjeve me një teknologji të përparuar.

Në 10 korrik 2014 krijohet shoqëria Albtek Energy e Stela Gugalles.

Ne 11 gusht, Albtek i dorëzon Bashkisë Elbasan projektin e plotë Teknik të inceneratorit me gjithë koston e tij financiare.

Në 9 gusht, Alba Thoma, drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit i çon Alqi Bllakos vendimin për shpalljen e emergjencës mjedisore nga Këshilli Bashkiak Elbasan. Teksti i vendimit është hartuar nga Alba Thoma. Vendimi nga Këshilli do shpallet në datën 18 gusht. (Alba Thoma është pupacja e Zotos në Ministri. Ajo komunikon gjithë kohën me Zoton, e informon në kohë reale për ccdo procedurë, merr direktiva nga ai dhe i kthen ato në akte zyrtare)

Në 18 gusht Këshilli Bashkiak Elbasan shpall emergjencën mjedisore.

Në 24 gusht Alqi Bllako i dërgon shkresë Bashkisë Elbasan, Ministrisë së Energjetikës dhe Ministrisë së Ekonomisë ku u kërkon caktimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit

Në 2 nëntor, Etleva Kondi i dërgon Klodian Zotos marrëveshjen e koncesionit mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Albtek Energy, edhe pse tenderi do ta hapej një muaj më vonë. Pra fituesi ishte paracaktuar një muaj para zhvillimit të garës. Vendimi për negocimin e drejtëpërdrejtë pa njoftim paraprak u mor në 12 dhjetor 2014. (Etleva Kondi është pupacja numër 2 e Zotos, drejtoreshë e koncesioneve.)

Në 11 nëntor 2014 është lidhur kontrata mes Albtek Energy dhe Energy Recuperator për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit me çelësa në dorë për vlerën 13.5 milionë euro, edhe pse procesi i dhënies me koncesion ndodhej ende në një fazë shumë të hershme. Kontrata nuk u realizua sepse më vonë Albtek nënkontraktoi ITS-në.

Në 12 dhjetor Ministria e Mjedisit i con ftesë për ofertë Albtek Energy.

Më 16 dhjetor Albtek dorëzon ofertën në Ministrinë e Mjedisit.

Në 16 dhjetor mblidhet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe shpall fitues Albtek Energy.

Në 16 dhjetor nënshkruhet Kontrata e Koncesionit.

Më 17 dhjetor Ministria e Mjedisit i çon Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, projektvendimin për dhënien e miratimit për sigurimin e financimit të nevojshëm të kontratës koncesionare.

Më 17 dhjetor miratohet vendimi i qeverisë për dhënien e miratimit për sigurimin e financimit.

Albtek mori nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjisë 26 milionë euro me TVSH. Ndërkohë kontraktoi ITS-në e Zotos për kryerjen e të gjitha punimeve me çmim total 12.4 milionë euro. Pra sa gjysma e pagesave që mori nga shteti.

Kjo është vepra për të cilën kryeministri shprehet krenar si një nga punët më të mira që është bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe ky është shteti që na ngjeshi të gjithëve Rilindja./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.