☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▲ +0.34% ETH $2,242 ▲ +0.02% XRP $1.1591 ▲ +0.13% SOL $89.7700 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shtohen konsumatorët e kanabisit, mjekja: Përdoruesit nuk e konsiderojnë drogën të dëmshme

Shifrat e konsumatorëve të lëndëve narkotike në Shqipëri po shënojnë rritje nga vitit në vit. Mjekët toksikologë me shqetësim thonë se kanabisi është lënda e para me të cilin nis eksperimentimi në mosha fare të vogla, për të kaluar më tej tek kokaina.

Edhe më shqetësuese sipas tyre janë gjetjet e një studimi, ku përdoruesit nuk e konsiderojnë kanabisin të dëmshëm.

“Nëse pyesim pacientët çfarë konsumon, thonë unë konsumoj kokainë, ose kam ardhur të konsultohem për problemet e kokainës. Kur pyetet për substanca të tjera, kanabisit i referohen si bar dhe nuk kanë në plan me e ndërprerë konsumimin e tij. Pra normalizimi në psikikën e individëve se kanabisi nuk është substancë, nuk është drogë. është shqetësues”, u shpreh Sonila Tivari Bitri, Toksikologe.

Mes përdoruesve të kokainës, kanabisi shikohet edhe si terapi relaksi.

“Përdoret si substancë për të qetësues ankthin dhe stresin apo për të fjet gjumë. Përdoruesit e kokainës kanë probleme të sjelljes dhe pagjumësisë dhe zgjedhin kanabisin për të qetësuar ankthin që jep konsumi i kokainës”, shtoi ajo.

Në këto kushte mjekja apelon që të vihet theksi tek parandalimi i konsumit tek të rinjtë dhe kërkimi i ndihmës së specializuar që në fillim.

“Sa më herët të kërkojmë informacion dhe trajtim aq më pak faktorë të tjerë do përfshihen në këtë fenomen, se nuk është vetëm sëmundje por fenomen social”, tha ajo.

Mes përdoruesve që nisin terapitë për të tu shkëputur nga varësia, vetëm 30% ja dalin në muajin e parë , pasi 70 % i rikthehen vesit, por sërish mjekët apelojnë për të mos u dorëzuar pasi shërimi kërkon kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.