🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,246 ▲0.51%
DOW 49,623 ▼0.06%
NASDAQ 25,150 ▲1.04%
NAFTA 101.66 ▼3.25%
ARI 4,653 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $78,196 ▲ +2.48% ETH $2,301 ▲ +1.95% XRP $1.3903 ▲ +1.79% SOL $84.0700 ▲ +1.17%
S&P 500 7,246 ▲0.51 % DOW 49,623 ▼0.06 % NASDAQ 25,150 ▲1.04 % NAFTA 101.66 ▼3.25 % ARI 4,653 ▲0.5 % S&P 500 7,246 ▲0.51 % DOW 49,623 ▼0.06 % NASDAQ 25,150 ▲1.04 % NAFTA 101.66 ▼3.25 % ARI 4,653 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Ekonomia

Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet

Qeveria u ka hequr një pjesë të parave të dhëna më herët disa institucioneve në rishikimin e fundit të buxhetit. Për shkak të mosrealizimit të objektivave të caktuar, Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë.

Më shumë se 1.1 miliardë lekë i janë hequr Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 592.4 milionë Bujqësisë, 110 milionë Arsimit dhe 13.2 milionë lekë institucionit të Presidentit.

Marrë parasysh performancën e mirë, gati 6.5 miliardë lekë i janë shtuar ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Brendshme gati 718 milionë lekë.

Për shkak të vështirësive financiare që po kalojnë nga njëra anë, me detyrimet e prapambetura që nuk po ulen nga tjetra, qeveria i ka shtuar një fond prej 2.2 miliard lekësh 61 bashkive në vend.

Durrësi është bashkia që do të marrë më shumë para, 127.7 milionë lekë, ndjekur nga Elbasani me gati 102 milionë dhe Shkodra me 96.1 milionë lekë. Gati 90 milionë lekë i janë shtuar Fierit, 81.7 milionë Vlorës dhe 76.6 milionë Kamzës.  Tirana është përjashtuar nga këto fonde, për shkak se bashkia e kryeqytetit vijon të ketë financa të qëndrueshme.

Nga rishikimi i fundit i buxhetit që rishpërndau rreth 20 miliardë lekë, 3 miliardë lekë do t’i shtohen edhe Albcontrol, 1 miliardë pagave të magjistratëve dhe 200 milionë lekë federatës Shqiptare të Futbollit.  Shtresave në nevojë do iu ndahet një fond prej 1.4 miliard lekësh në të ashtuquajturës “Paketa e Solidaritetit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.