Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishte në fshatin Gorishovë, në Fier.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullishte dhe masiv pyjor, të favorizuara edhe nga era. Situata ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se një 78-vjeçar me inicialet P. M. ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij.
Për shkak të erës, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në sipërfaqet përreth, duke përfshirë edhe tokë të mbjellë me ullinj shekullorë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.