☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,689 ▼0.39%
DOW 52,824 ▼1.11%
NASDAQ 26,464 ▼0.16%
NAFTA 92.37 ▲0.97%
ARI 4,439 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,720 ▼ -0.2% ETH $2,494 ▲ +0.76% XRP $1.4359 ▲ +3.38% SOL $103.9600 ▲ +0.38%
S&P 500 7,689 ▼0.39 % DOW 52,824 ▼1.11 % NASDAQ 26,464 ▼0.16 % NAFTA 92.37 ▲0.97 % ARI 4,439 ▼0.84 % S&P 500 7,689 ▼0.39 % DOW 52,824 ▼1.11 % NASDAQ 26,464 ▼0.16 % NAFTA 92.37 ▲0.97 % ARI 4,439 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kronika

Siguria publike dhe në shkolla, Hita takohet me strukturat e Policisë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë

Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita ka vijuar takimet me strukturat vendore dhe ato të kufirit, në kuadër të intensifikimit të masave për sundimin e ligjit në territor.

Gjatë takimeve në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë, Drejtor Hita u ndal te situata kriminale, kryesisht te krimet e rënda, si dhe te kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve.

Hita kërkoi që Policia Kriminale të angazhohet maksimalisht në drejtim të sigurimit të informacionit dhe më pas të veprohet ndaj elementeve që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta, lëndë eksplozive, lëndë narkotike, si dhe ndaj atyre që kultivojnë bimë narkotike.

Drejtori theksoi se kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë, qoftë për krimet e rënda, ashtu edhe për kultivimin e kanabisit.

“Të punohet me hetime proaktive për të evidentuar dhe goditur grupet kriminale dhe të intensifikohet puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë”, tha Hita.

Gjithashtu, Drejtori u ndal te siguria rrugore, e cila është shqetësuese, pasi, pavarësisht angazhimit maksimal të Policisë Rrugore me të gjitha mjetet inteligjente në dispozicion, përsëri çdo ditë konstatohet një numër i madh shkeljesh, të cilat janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ndal gjatë edhe te siguria në shkolla, pasi për pak ditë nis viti i ri shkollor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për sigurinë e nxënësve, jo vetëm për sigurinë fizike, por edhe për sigurinë ushqimore, në bashkëpunim me AKU-në, sigurinë kibernetike dhe sigurinë rrugore, me qëllim që nxënësit të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt.

Në vijim, etika në komunikim, zbatimi i ligjshmërisë dhe ndjekja në dinamikë e adresimeve të qytetarëve ishin të tjera tema diskutimi me strukturat policore, për të cilat Drejtor Hita kërkoi më shumë angazhim nga shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve.

Drejtori kërkoi gjithashtu që shefat e komisariateve dhe drejtorët të presin qytetarët që kanë probleme, t’ua hapin telefonin dhe t’u japin zgjidhje shqetësimeve që ata kanë dhe që janë në kompetencë të Policisë.

Ndërkohë, gjatë takimeve, Drejtori Hita kërkoi edhe nga Policia Kufitare etikë në komunikim në pikat e kalimit, luftë pa kompromis kundër krimeve kufitare, marrëdhënie të forta bashkëpunimi me homologët, në interes të luftës kundër paligjshmërive ndërkufitare, si edhe koordinim të veprimeve për eliminimin e radhëve në rastet e fluksit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.