☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,085 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,693 ▼ -2.31% ETH $2,401 ▼ -2.85% XRP $1.3247 ▼ -2.45% SOL $104.3300 ▼ -2.55%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

Siguruan kushtet për vrasje, GJKKO dënon Florenc Çapjan dhe dy të tjerë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga 4 vite burg Florenc Çapjan, Elvin Merlikën dhe Alket Xhixhën, pasi i gjeti fajtorë për vepra penale të lidhura me sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas vendimit të dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, të tre të pandehurit u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Fillimisht, gjykata caktoi ndaj secilit prej tyre një dënim prej 6 vitesh burg për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe 2 vite burg për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Pas bashkimit të dënimeve, secili u dënua me 6 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 4 vite burg.

Sipas vendimit, Florenc Çapja u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, ndërsa Elvin Merlika dhe Alket Xhixha për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Indrit Dokles.

Gjykata vendosi që dënimi të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë dhe të llogaritet nga data e arrestimit të secilit prej të dënuarve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.