🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,735 ▲0.4%
DOW 51,707 ▲0.69%
NASDAQ 27,068 ▲0.48%
NAFTA 94.15 ▼0.49%
ARI 4,306 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,945 ▼ -0.34% ETH $2,692 ▲ +0.63% XRP $1.5783 ▲ +4.56% SOL $120.4600 ▲ +3.68%
S&P 500 7,735 ▲0.4 % DOW 51,707 ▲0.69 % NASDAQ 27,068 ▲0.48 % NAFTA 94.15 ▼0.49 % ARI 4,306 ▲0.18 % S&P 500 7,735 ▲0.4 % DOW 51,707 ▲0.69 % NASDAQ 27,068 ▲0.48 % NAFTA 94.15 ▼0.49 % ARI 4,306 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

“Sistemi demokratik i Shqipërisë po ndërton imunitetin e vet”, Rama: Dikur korrupsioni ishte kudo, sot luftohet çdo ditë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, ku mbajti një fjalim të zgjeruar mbi transformimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

Në adresimin e tij, Rama u ndal tek miqësia shqiptaro-amerikane, duke e cilësuar si një marrëdhënie të veçantë dhe të qëndrueshme, ndërsa paralelisht foli për ndryshimet e brendshme që ka përjetuar vendi, duke veçuar zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai theksoi se Shqipëria ka kaluar një ndryshim rrënjësor, duke sjellë shembuj konkretë nga infrastruktura dhe ekonomia.

“Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Askush nuk ta fal suksesin. Po, është viti i pestë a i gjashtë që kemi aeroportin më të madh në rajon. Është aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, madje edhe me shifra absolute, me më shumë udhëtarë se aeroporti i Beogradit. Dhe kjo është vetëm fillimi.”

Në vijim, Rama u ndal tek perceptimi ndërkombëtar për vendin, duke theksuar se, “Nuk është shumë e thjeshtë që ta përtypin të gjithë se kush është Shqipëria, të jetë e aftë të rritet dhe të tregojë këtë kapacitet për ndryshim. Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Jo se nuk kemi mangësi apo probleme.”

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua korrupsionit dhe përpjekjeve për ta luftuar.

“Dikur në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund. Sot shohim diçka ndryshe. E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet. Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet dhe problemet, por duke treguar çdo ditë se ky nuk është vendi ku mund të ecësh dorë për dore me korrupsionin pa pasojë.”

Rama solli edhe shembuj nga mbrojtja e biodiversitetit, duke e lidhur me ndryshimet e dekadës së fundit.

“Dhjetë vjet më parë, kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë europianë që kalonin kufirin tonë. Sot vendi proteston për biodiversitetin, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe trefishuam numrin e shpendëve dhe kafshëve. Shqipëria ka ndryshuar.”

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria e sotme nuk është më vendi ku njerëzit jetonin me idenë se “mund të bëhet më keq”, por një vend që po ndërton një sistem demokratik me imunitet ndaj korrupsionit dhe me zhvillim të qëndrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.