Situata në vend dhe vizita në SHBA, Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”
Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet sot shqiptarëve me një mesazh pas kthimit të tij nga vizita në SHBA. Kryeministri do të flasë nga salla e shtypit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, menjëherë sapo të zbresë nga avioni pas përfundimit të vizitës së tij në Nju Jork.
Mesazhi i Ramës pritet të fokusohet te situata në vend, pas nisjes së hetimeve të SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Në fokus pritet të jetë edhe vizita e tij në SHBA, ku mori pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Vizita e kryeministrit në SHBA zgjati 6 ditë dhe filloi me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ai njoftoi planin për hapjen e një konsullate shqiptare dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës.
Në Nju Jork, Rama mori pjesë në aktivitete të tjera me komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërsa në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ndal te inteligjenca artificiale, integrimi europian dhe roli i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.