Kryeministri Rama, nesër mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA
Kryeministri Edi Rama, ditën e nesërme, do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, lajm i bërë i ditur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.
Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se mesazhi do të mbahet nga salla e shtypit e Aeroportit “Nënë Tereza”.
Zyra për Shtyp e Kryeministrisë bën të ditur se: “Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju-Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite.”
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.