☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,469 ▼0.2%
NASDAQ 26,113 ▼0.15%
NAFTA 82.55 ▲0.23%
ARI 4,654 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,443 ▼ -1.01% ETH $2,461 ▼ -0.4% XRP $1.3870 ▼ -6.14% SOL $96.9800 ▼ -1.24%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,469 ▼0.2 % NASDAQ 26,113 ▼0.15 % NAFTA 82.55 ▲0.23 % ARI 4,654 ▼0.87 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,469 ▼0.2 % NASDAQ 26,113 ▼0.15 % NAFTA 82.55 ▲0.23 % ARI 4,654 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

“Sjellja e mirë shpërblehet”/ Rama mesazh BE-së nga Bosnja: Takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të KE në mes të korrikut

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës ka zbuluar se në mesin e korrikut planifikon të zhvillojë një takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar mbi procesin e Berlinit.
Qëllimi, sipas Ramës, është forcimi i bashkëpunimit me kancelarinë në Berlin dhe shndërrimi i këtij procesi në një makineri transformuese shumë produktive. Më tej, kreu i qeverisë shqiptare i bëri apel Bashkimit Evropian të rris bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se është i nevojshëm ndërtimi i një qasje të re.

“Erdha këtu të informoja kryetaren se çfarë do të bëjmë në samitin e Ballkanit Perëndimor. Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave ne e kemi nisur kërë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që nga ana e KE ka një proces dhe ndjeshmëri që na është konfimuar nga presidentja Von Der Leyen për rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim vendimin e BE për të mbështetur Ukrainën, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në Ballkanin Perëndimor të fillojë të ndërtohet një qasje e re.

Nuk besoj se ne duhet të fillojmë nonjë luftë apo të na vij nonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje.

BE duhet të na mbështes edhe më shumë duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqen shpërblehet, se vullneti për të lënë pas të shkuarën dhe përqafuar të ardhmen shpërblehet.

Kryeministrja u njoftua gjithashtu se së shpejti në mesin e korrikut unë do të organizoj një tajkim formal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar pikërisht për këtë plan të ri dhe ndërkohë për të ndërtuar së bashku një qëndrim të ri lidhur me Procesin e Berlinit, duke synuar që të forcojmë bashkëpunimin me kancelarinë në Berlin dhe transformuar këtë proces në një makineri shumë më produktive”- tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.