Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,363 ▲ +0.19% ETH $2,115 ▼ -0.43% XRP $1.3578 ▼ -0.45% SOL $85.8600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

Skema Kombëtare në Bujqësi, Salla: 5 mijë aplikime deri tani, 1 muaj afat për t’u regjistruar

Janë hapur këtë të hënë (25 maj) aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026për bujqësinë. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla bëri me dije se afati për fermerët për të aplikuar do të jetë deri më 25 qershor, teksa theksoi se deri më tani interesi ka qenë i lartë. Në një konferencë për shtyp, ministri bëri me dije se 5 mijë aplikime janë kryer brenda pak orësh.

Deri tani janë mbi 5 mijë aplikantët e parë, ka një interes ndaj skemës kombëtare. Ka një afat një mujor, deri me 25 qershor. I kemi lënë akses të plotë fermerëve që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga 12 masat e vëna në dispozicion. Ka një interes të shtuar”, u shpreh ai.

Ministri theksoi se po punohet me 26 bashki në vend për të krijuar shoqëritë bujqësore. Sipas tij, këto shoqëri sjellin një sërë përfitimesh për fermerët, që nga ulja e kostove dhe rritja e fitimit, e po ashtu edhe në përfitimin e fondeve të akorduara nga BE.

 “Jemi duke punuar me 26 bashkitë e para që janë modele bashkëpunimi, ku përfshihen 334 fermerët e parë dhe po punojmë për të aktivizuar akoma më tepër në bashki të tjera që kanë potencial për t’u zhvilluar në sektorin bujqësor. Këto modele bashkëpunimi private dhe shtetërore në të gjithë vendin përfshijnë zona të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky model që ne po krijojmë, në raport me këtë mundësi bashkëpunimi të fermerëve, pro edhe bashkive sepse kur fermeri prodhon dhe shet i vetëm, përballet me kosto më të larët dhe çmim më të ulët, vështirësi për të hyrë në tregje më të mëdha.

Duke patur parasysh këto komponentë dhe duke patur mundësi që deri në 25% të humbjes së prodhimit ët tyre, kjo mënyrë bashkëpunim arrin që nga 25 deri në 30% të kemi një kosto më të ulët apo një mundësi përfitimi më të madh nëpërmjet bashkëpunimit të shoqërive bujqësore. Të gjithë modelet që ne kemi marrë nga BE, janë mundësi më potenciale për të zhvilluar dhe patur akses qoftë në përfitim, por edhe fondeve që BE ka akorduar për SHBB të caktuara. Në bashkëpunimet e Shoqërive Bujqësore kemi mundësi që potenciali të jetë më i madh, por edhe mbulimi ndaj skemës kombëtar të vënë në dispozicion është 100%”, theksoi Salla.

Sipas tij, synimi është që këto modele të bashkëpunimit bujqësorë të shtrihen edhe më tej në bashki të tjera me potencial prodhimi, përpunimi dhe tregtimi të produkteve.

Do vijojmë të mbështesim fermerët që bashkohen dhe angazhohen në modelet që ne krijojmë. Fermerët që duan të jenë pjesë e kësaj mundësie, të aplikojnë, të bashkëpunojnë me bashkitë. Po krijojmë një model të ri për të shkuar drejt modeleve më të mira për uljen e kostove nga 25 deri në 30%”, tha Salla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.