⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,176 ▲ +3.87% ETH $1,663 ▲ +4.07% XRP $0.9174 ▲ +3.74% SOL $69.1100 ▲ +2.89%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

LONDËR, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Një unazë me diamant, e mbajtur nga një prej të mbijetuarave më të njohura të fundosjes së anijes “Titanic” është shitur 165 000 dollarë, në një ankand në Britaninë e Madhe.
Lady Duff Gordon, e mbante këtë unazë me diamant në gisht kur anija luksoze e pasagjerëve u fundos gjatë udhëtimit të saj të parë më 15 prill 1912, tragjedi ku humbën jetën rreth 1 500 persona.
Kjo ishte e vetmja bizhuteri me vlerë që ajo arriti të shpëtonte nga mbytja e anijes.
Brenda familjes Duff Gordon ajo njihej si “Unaza e Titanic-ut” dhe besohet se ka qenë unaza e saj e fejesës.
Ajo u nxor në shitje nga pasardhësit e drejtpërdrejtë të familjes dhe u hodh në ankand të shtunën në shtëpinë e ankandeve “Henry Aldridge & Son” në Devizes, Wiltshire.
Në vitin 1912, lady Duff Gordon udhëtonte drejt SHBA-së së bashku me bashkëshortin e saj, sir Cosmo, si pasagjerë të klasit të parë.
Gjatë evakuimit, çifti dhe sekretarja e tyre, Laura Mabel Francatelli, shpëtuan me varkën e shpëtimit numër 1.
Ndonëse varka ishte projektuar për të mbajtur 40 persona, ajo u ul në det me vetëm 12 vetë në bord, shtatë prej të cilëve ishin anëtarë të ekuipazhit.
Më vonë, në bordin e anijes së shpëtimit “RMS Carpathia”, sir Cosmo i dha secilit prej anëtarëve të ekuipazhit të varkës një çek prej 5 paundësh për t’i ndihmuar pasi kompania “White Star Line” u kishte ndërprerë pagat.
Ky veprim nxiti thashetheme se çifti kishte korruptuar ekuipazhin që të mos kthehej për të shpëtuar të mbijetuarit e tjerë në ujë, nga frika se varka mund të përmbytej./ /a.jor/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.