Mickoski paralajmëron krizë energjetike, Filipçe ngre alarmin për shtrenjtimin e jetesës
Gazi është tri herë më i shtrenjtë se vitin e kaluar; ngrohja qendrore pritet të shtrenjtohet edhe 6 deri në 8 për qind
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi krizë energjetike, ndërsa lideri i opozitës Venko Filipçe ngriti alarmin për shtrenjtimin e jetesës, sipas Alsat.
Sipas të dhënave të publikuara, gazi është tri herë më i shtrenjtë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa energjia elektrike pritet të shtrenjtohet me 2 deri në 3 për qind. Edhe ngrohja qendrore, e cila tashmë është shtrenjtuar me 5 për qind, pritet të rritet edhe me 6 deri në 8 për qind.
Prodhimi vendas i energjisë ka mbuluar 77,1 për qind të konsumit në janar, ndërsa në gusht mbulimi arriti në 97,2 për qind. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se dimri mund të sjellë vështirësi të reja për qytetarët dhe ekonominë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.