☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼0.39%
DOW 52,293 ▼0.35%
NASDAQ 26,168 ▼1.44%
NAFTA 102.39 ▼0.38%
ARI 4,030 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▼ -0.67% ETH $2,339 ▼ -1.21% XRP $1.2862 ▼ -3.6% SOL $100.1800 ▼ -2.39%
S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,293 ▼0.35 % NASDAQ 26,168 ▼1.44 % NAFTA 102.39 ▼0.38 % ARI 4,030 ▼0.54 % S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,293 ▼0.35 % NASDAQ 26,168 ▼1.44 % NAFTA 102.39 ▼0.38 % ARI 4,030 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sondazhi, shqiptarët mendim pozitiv për BE-në, më shumë se fqinjët ballkanas dhe vetë europianët

Nëse ka një vend në Ballkan që pret me padurim të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ai është Shqipëria. Sipas një sondazhi të Komisionit Europian, shqiptarët janë populli që kanë më pak mendime negative për Bashkimin Europian. Në të njëjtin nivel, atë 0-3% të tyre që kanë mendime negative, bashkëshoqëron vendin tonë edhe Finlanda, Polonia, Irlanda, Rumania, Portugalia, Lituania.

48% e shqiptarëve perceptojnë BE-në si tejet pozitive, kundrejt 25% shumë pozitive, 1% negative, 0% shumë negative, ndërsa 24% e tyre shfaqin një tendencë neutrale.

Krahasuar me rajonin, me vendet të cilat ende nuk janë aderuar në Bashkimin Europian, 24% e maqedonasve kanë mendim pozitiv, ndërsa 11% e tyre kanë mendim negativ dhe pjesa tjetër mendim neutral. Edhe Serbia paraqitet me një pikëpamje jo shumë pozitive, duke marrë në konsideratë që 9% e tyre kanë mendim shumë negativ, 17% tejet negativ, 27% pozitiv dhe pjesa tjetër neutrale.

Vihet re, se edhe shtete si Britania, e cila e ndikuar nga çështja Brexit, ka mendim kryesisht negativ për BE-në, sikurse edhe Spanja, për të cilën kujtojmë ngjarjen e referendumit të shpalljes së Pavarësisë së rajonit të Katalonjës, e pambështetur nga Europa.

Ndërsa mendimin më negativ për BE-në e kanë grekët, të cilët janë të vetmit në hartë të ngjyrosur me të kuqe (midis 15-18% që kanë mendim negativ për BE-në) dhe turqit, me ngjyrë portokalli (12-15% kanë mendim negativ).

Sipas KE, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit. Flash Eurobarometrat janë intervista ad-hoc telefonike tematike të kryera me kërkesë të çdo shërbimi të Komisionit Europian. Sondazhet e Flash mundësojnë që Komisioni të marrë rezultate relativisht të shpejta dhe të përqendrohet në grupe specifike të synuara, kur dhe kur kërkohet.

Raportet e veçanta të Eurobarometrit bazohen në studime tematike të thelluara të kryera për shërbime të ndryshme të Komisionit Europian ose institucioneve të tjera të BE-së dhe të integruara në valët e votimit të Eurobarometrit Standard.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.