☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,588 ▲ +0.64% ETH $2,711 ▲ +0.72% XRP $1.5295 ▼ -1.5% SOL $122.0200 ▲ +1.17%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Arte

Sot, Dita Botërore e Turizmit

Sot shënohet Dita Botërore e Turizmit.

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë ekonomike, sociale dhe kulturore të turizmit. Në vitin 2026, vëmendja përqendrohet te një prej teknologjive që po ndryshon më shpejt këtë industri: Inteligjenca Artificiale.

Teknologjia po ndryshon gjithnjë e më shumë mënyrën se si udhëtarët planifikojnë pushimet, zgjedhin destinacionet, akomodimin dhe aktivitetet që do të zhvillojnë.

Platformat digjitale dhe mjetet e inteligjencës artificiale po marrin një rol të rëndësishëm në këto vendimmarrje, duke u ofruar turistëve rekomandime të personalizuara për destinacionet që mund të vizitojnë. Për këtë arsye, një nga çështjet kryesore që ngrihet këtë vit është se kush përfiton nga kjo transformim dhe kush përcakton mënyrën se si destinacionet bëhen të dukshme për turistët.

Dokumenti i hartuar nga OKB për Ditën Botërore të Turizmit 2026, thotë se inteligjenca artificiale nuk është më thjesht një teknologji që turizmi duhet të përqafojë në të ardhmen. Ajo tashmë po ndikon drejtpërdrejt në sektor, duke ndryshuar mënyrën se si udhëtarët zbulojnë vende të reja dhe marrin vendime për udhëtimet e tyre.

Aktivitetet qendrore të këtij viti do të kenë në fokus nevojën për rregulla dhe një qasje të përbashkët ndërkombëtare për përdorimin e kësaj teknologjie, në mënyrë që përfitimet e saj të shkojnë te destinacionet, bizneset, punonjësit dhe udhëtarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.