☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të reja politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Sot në orën 24:00 përfundon afati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për aplikimin e subjekteve të reja politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Telegrafin se procesit të certifikimit i nënshtrohen vetëm subjektet e reja politike, si koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ndërsa partitë politike konsiderohen të certifikuara automatikisht.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, deri më 12 maj të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën e kandidatëve për deputetë përmes platformës elektronike të KQZ-së.

“Më 12 maj përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha ai.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, KQZ kishte certifikuar 1,180 kandidatë nga 24 subjekte politike.

Ndërkohë, nga 53 parti të regjistruara në Kosovë, 22 kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit, 9 nuk do të garojnë, ndërsa janë formuar edhe 3 koalicione.

Sipas listës së publikuar, pjesë e garës janë parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa disa subjekte të tjera kanë konfirmuar mospjesëmarrjen, mes tyres AKR dhe Nisma Socialdemokrate.

Koalicionet e deklaruara janë: Koalicioni VAKAT (Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan), “Ashkalitë e Bashkuar” (Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim), si dhe koalicioni i gjerë mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partisë Shqiptare Demokristiane. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.