⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se turizmi duhet të konsiderohet një prioritet i interesit kombëtar dhe se politika, mediat dhe shoqëria civile duhet të bien dakord për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë gjatë sezonit turistik.

I ftuar në “Repoltix”, Spahiu tha se në vendet e Bashkimit Europian ekziston një kulturë bashkëpunimi mes politikës dhe mediave për të mbrojtur interesin kombëtar, duke sjellë si shembull Gjermaninë.

“Kam përjetuar dy ngjarje krimesh në Gjermani, në mes të Berlinit, por asnjë nga mediat gjermane nuk e ka përcjellë si lajm, sepse ka qenë periudhë e sezonit turistik. Në vendet e Bashkimit Europian ka një pakt politik dhe mediatik për të mbrojtur interesin kombëtar dhe ekonominë e vendit.”

Spahiu tha se edhe në Shqipëri duhet të ketë një marrëveshje mes qeverisë, opozitës dhe aktorëve të tjerë për të mbrojtur sektorët strategjikë të ekonomisë, ku turizmi zë një vend të rëndësishëm.

“Për Shqipërinë, turizmi është një nga prioritetet e interesit kombëtar. Duhet një konsensus, një bashkëpunim i qeverisë, opozitës dhe gjithë faktorëve të shoqërisë civile, që pavarësisht luftës politike, këto prioritete të mos cenohen.”

“Po ta hapësh Facebook-un e kreut të opozitës, gjysmën e fotografive i ka me shezllone bosh. Shqipëria nuk është vetëm me shezllone bosh. Këtë nuk e bën asnjë politikan serb, maqedonas, bullgar apo grek për vendin e vet.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.