☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.65 ▼2.53%
ARI 4,064 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,871 ▼ -1.01% ETH $2,067 ▼ -2.61% XRP $1.0580 ▼ -3.33% SOL $84.0000 ▼ -3.35%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.65 ▼2.53 % ARI 4,064 ▼1.22 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.65 ▼2.53 % ARI 4,064 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

SPAK përgjoi 1500 zyrtarë/ Kraja: Të të gjitha niveleve (nënkupton ministra)

Për një vit të gjitha prokuroritë në vend përgjuan 3664 shtetas shqiptarë. Kjo shifër bëhet e ditur sot nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë gati 50 përqind e tyre i përkasin përgjimeve të SPAK.

Arben Kraja: Kemi përgjuar më shumë për çështje korrupsioni që janë zyrtarë të të gjitha niveleve , por nëse ua them ç’rëndësi ka hetimi.

Mes 1500 të përgjuarve të SPAk ka dosje të përgjimeve të tenderave , të punësimeve të paligjshme apo edhe të drogës

Me një qendër përgjimesh të vënë në dispozicion të SPAK , ranë në rrjetën e prokurorëve ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të kësaj bashkie që diskutojnë nga furnizimi me karburant deri tek notat e fëmijëve.

Por çështja me e diskutueshme mbetet ajo e Rovena Vodës ish-zëvendës ministre e brendshme emri i te cilës u zbardh pas përgjimeve ndaj një grupi trafikantësh të ndjekur përmes telefonatave për dy vite me radhë, por që ish-zyrtarja u vu nën akuze për ryshfet pasi pranoi një arke me peshk dhe një telefon, ndërkohë që punësimi nuk u realizua.

Gjithashtu nga përgjimet përfundoi ne burg edhe prokurori i Kukësit Edmond Karriqi dhe prokurori i Sarandës Sali Hasa.

Për këtë vit me përgjime dhe metoda të tjera PSAK  dërgoi në paraburgim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe një sërë ish zyrtaresh te tjerë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.