☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.18 ▼0.88%
ARI 4,205 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,042 ▼ -2.4% ETH $1,716 ▼ -2.23% XRP $1.1489 ▼ -3.4% SOL $69.7900 ▼ -3.58%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.18 ▼0.88 % ARI 4,205 ▼0.95 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.18 ▼0.88 % ARI 4,205 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Spila e dallëndyshes, e bardha dhe e arta! Mesazhi i fshehur në veshjen e Yuri Kim gjatë fjalimit të lamtumirës

Veç emocioneve, diplomatja amerikane Yuri Kim përcolli dje shumë mesazhe të fshehura pas simboleve, gjatë fjalimit të lamtumirës, në përfundim të mandatit si ambasadore e SHBA-së në Tiranë.
Mesazhet jo verbale që përcjell ambasadorja kanë qenë aq të fuqishme sa ato të drejtpërdrejta. Ndaj sot ajo “foli” edhe përmes stilit të veshjes dhe aksesorëve që kishte zgjedhur për fjalën e saj të lamtumirës.

Nuk kishte si të mos binte në sy spila e dallëndyshes e vendosur në xhaketën e bardhë të ambasadores. Në Mitologji, dallëndyshja është simbol i pranverës, ngrohtësisë dhe rilindjes apo dhe fillimet e reja.

Dallëndyshja shtegton dhe rikthehet sërish në folenë e saj dhe me këtë simbol, diplomatja ndoshta ka dashur të na thotë se ajo nuk është larguar përfundimisht nga foleja e saj, Shqipëria, por do të jetë gjithmonë këtu.

Ngjyra e artë e spilës së dallëndyshes tregon suksesin, arritjet dhe triumfin, duke lënë të nënkuptohet se eksperienca disa vjeçare e saj në Shqipëri ishte pozitive.

Diplomatja preferoi ngjyrën e bardhë në fjalimin e lamtumirës si ambasadore e Amerikës në Tiranë, ndryshe nga fjalimi i saj i parë i mirëseardhjes më 27 janar 2020, ku zgjodhi të zezën.

E bardha është përdorur në shumë kultura ndër shekuj sepse simbolizon pastërtinë dhe pafajësinë. Sipas sondazheve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bardha është ngjyra më e lidhur me përsosmërinë, të mirën, ndershmërinë, pastërtinë, fillimin, të renë, neutralitetin, paqen apo saktësinë.

Në shoqërinë e Romës së Lashtë e bardha simbolizonte integritetit, forcën dhe autoritetin, duke e bërë atë një nga simbolet më të qëndrueshme. Që nga viti 1566, Papa, udhëheqësi i Kishës Katolike Romake, është veshur me të bardha si simbol i virtytit dhe sakrificës.

Kujtojmë se në ditët e fundit të mandatit si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një detyrë të re. Në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington ajo do të mbajë detyrën e zv. ndihmëses sekretares për çështjet evropiane.

Ndërkohë pas largimit të ambasadores Kim, diplomacinë amerikane në Tiranë do ta përfaqësojë David J. Kostelancik, i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

1 Koment

  • Seo guy 23 June 2023, 06:35

    Ambasadorja amerikane ka bere nderhyrje plastike dhe ndryshimi eshte mese I dukshem.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.