Statistika e rrallë/ Serie A nuk ka ende një barazim 0-0 pas 5 javësh, si 77 vite më parë
Pas 5 javëve të para të kampionatit, Serie A, me një mesatare prej 2.9 golash për ndeshje në 50 ndeshje të zhvilluara, është e vetmja nga ligat e mëdha europiane që ende nuk ka regjistruar asnjë rezultat 0-0.
Për futbollin italian është një rekord në erën e kampionatit me 20 skuadra, pra që nga sezoni 2004/2005. Por nuk është një rekord absolut, sepse në sezonin 1949/50 në fakt, 77 vjet më parë, barazimi me rrjeta të paprekura nuk u regjistrua deri në javën e 7-të (Milan-Lazio).
Barazimi i fundit 0-0 i takon sezonit të kaluar, kur Fiorentina-Genoa, e luajtur më 10 maj 2026 dhe e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit, nuk prodhoi asnjë gol.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.