☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.28% ETH $2,263 ▲ +0.35% XRP $1.2505 ▼ -0.08% SOL $94.7300 ▼ -1.62%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Von der Leyen: Lufta në Iran i ka kushtuar BE-së 90 miliardë euro shtesë për karburantet

STRASBURG, 16 shtatpor /ATSH-DPA/- Që nga fillimi i luftës në Iran në fund të shkurtit, Bashkimi Evropian ka shpenzuar rreth 90 miliardë euro shtesë (103,9 miliardë dollarë) për importin e lëndëve djegëse fosile, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas saj, kufizimet ndaj transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit kanë treguar edhe një herë se sa e kushtueshme është varësia e Evropës nga karburantet e importuara.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, von der Leyen bëri thirrje për rritjen e prodhimit të energjisë së pastër brenda Evropës. Sipas saj, një energji më e madhe vendase do ta ndihmonte BE-në të ulte varësinë nga importet dhe të reduktonte kostot.

Komisioni Evropian synon që deri në vitin 2040 të dyfishojë pjesën e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet vendase.

Sipas vlerësimeve të Komisionit, realizimi i këtij objektivi mund t’i kursejë Evropës deri në 260 miliardë euro në vit në kostot e importit të karburanteve fosile deri atëherë.

Megjithatë, për të përfituar plotësisht nga energjia e prodhuar në Evropë, nevojiten investime të mëtejshme.

Von der Leyen theksoi nevojën për përshpejtimin e lidhjeve të rrjetit elektrik, zgjerimin e kapaciteteve të magazinimit të energjisë dhe rritjen e investimeve.

Deklarata vjen në një periudhë kur siguria energjetike është bërë sërish një çështje e rëndësishme për Evropën, pasi ndërprerjet ose kufizimet në një nga rrugët kryesore të transportit të naftës dhe gazit në botë mund të ndikojnë ndjeshëm në kostot e energjisë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.