☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.74 ▲1.84%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,436 ▲ +1.86% ETH $2,365 ▲ +2.06% XRP $1.3264 ▲ +1.63% SOL $102.7900 ▲ +2.69%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Strategjia e prokurimit publik 2024-2030: Koncesionet, ligji po rishikohet

Strategjia e Prokurimit Publik 2024-2030 e publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik nënvizon edhe procesin që aktualisht ka zënë vend mes institucioneve të përfshira dhe konsulentëve të huaj.

“Në bazë të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 6, datë 17.01.2023, u ngrit një grup pune ndërinstitucional për rishikimin e ligjit për koncesionet dhe PPP-të, në mënyrë që të përafrohet me Direktivën 2014/23/BE. Për hartimin e LPP-së, GNP po ndihmohet nga eksperti i SIGMA-s, i cili kishte kryer edhe analizën e mangësive ligjore për këtë ligj.

Kuadri ligjor në fushën e koncesioneve duhet të mbështetet në parimet dhe rregullat e BE që respektojnë mosdiskriminimin, trajtimin e barabartë dhe transparencën, kriteret e vlerësimit, procedurat dhe rregullat në lidhje me prokurimin elektronik sikurse janë komunikimi elektronik, njoftimet e kontratave dhe njoftimet e fituesit” thuhet në strategji.

I njëjti dokument nënvizon se siç është treguar nga raportet vjetore të KE-së, rekomandimet e vijueshme lidhen me domosdoshmërinë e përmirësimit të legjislacionit në këtë fushë i cili ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, në mënyrë që të arrihet përafrimi me direktivën përkatëse. Nga ana tjetër, për një zbatim më të mirë të legjislacionit është e nevojshme edhe një ndërhyrje në kuadrin institucional të tij.

“Gjithashtu, rëndësi në këtë proces ka roli dhe përgjegjësia e ministrisë përgjegjëse për financat, në lidhje me vlerësimin, miratimin e të gjithë projekteve të koncesionit/partneritetit publik privat dhe ecurinë e kontratave të koncesionit/PPP nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale” thuhet në dokument.

Strategjia përfshin institucionet përgjegjëse në këtë aspekt që janë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia e Trajnimit të Koncesioneve dhe Agjencia e Prokurimit Publik. Ndërkohë që treguesit e performancës që lidhen me këtë çështje janë : Analiza e Legjislacionit; Tabela e Përputhshmërisë; Hartimi i kuadrit të ri ligjor në fushën e koncesioneve dhe PPP.; Miratimi i i kuadrit të ri ligjor në fushën e koncesioneve dhe PPP në Kuvend; Përmirësimi i rolit politikbërës të ATRAKO; Materiale të tjera ndihmëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.