☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.46 ▼0.54%
ARI 4,136 ▼1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,385 ▼ -2.69% ETH $1,652 ▼ -5.39% XRP $1.1044 ▼ -2.6% SOL $68.9800 ▼ -6.46%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.46 ▼0.54 % ARI 4,136 ▼1.59 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.46 ▼0.54 % ARI 4,136 ▼1.59 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Bota

Studimi: Higjiena orale ul rrezikun për pneumoni te pacientët në spital

Kujdesi i rregullt për higjienën e gojës mund të luajë një rol kyç në parandalimin e infeksioneve serioze tek pacientët e shtruar në spital. Një studim i

Kujdesi i rregullt për higjienën e gojës mund të luajë një rol kyç në parandalimin e infeksioneve serioze tek pacientët e shtruar në spital. Një studim i ri tregon se përmirësimi i kujdesit oral mund të ulë rrezikun e pneumonisë së fituar në spital deri në 60%.

Gjetjet e prezantuara në kongresin global të shoqatës Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, fokusohen tek një formë e pneumonisë që prek pacientët që nuk janë të lidhur me ventilator, por që zhvillojnë infeksion pas të paktën 48 orësh qëndrimi në spital.

Sipas studiuesve, kjo lloj pneumonie shpesh shkaktohet nga bakteret që gjenden në gojë dhe që mund të kalojnë në mushkëri, sidomos tek pacientët që kanë vështirësi në pastrimin e sekrecioneve orale.

Për të testuar këtë lidhje, studiuesit zbatuan një program në disa spitale në Australi, ku u përfshinë mbi 8 mijë pacientë. Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me furça dhëmbësh, pastë, materiale edukative dhe akses në burime online, ndërsa stafi mjekësor mori trajnim për të përmirësuar kujdesin oral në repart.

Rezultatet treguan një përmirësim të ndjeshëm të praktikave të higjienës. Përqindja e pacientëve që kryenin kujdes oral u rrit nga 15.9% në 61.5%, ndërsa kujdesi për gojën u realizua mesatarisht 1.5 herë në ditë.

Ky ndryshim u shoqërua me një ulje të dukshme të rasteve të pneumonisë, nga 1 rast për çdo 100 ditë qëndrimi në spital në vetëm 0.41 raste.

Ekspertët theksojnë se këto infeksione shpesh vijnë nga vetë bakteret e pacientit dhe jo domosdoshmërisht nga transmetimi nga persona të tjerë, çka e bën higjienën orale një faktor vendimtar në parandalim.

Sipas autorëve të studimit, këto rezultate ofrojnë prova të forta se programe të thjeshta dhe me kosto të ulët mund të kenë ndikim të madh në sigurinë e pacientëve dhe në uljen e infeksioneve spitalore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.