☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.96 ▼0.79%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,272 ▼ -0.29% ETH $2,328 ▼ -0.25% XRP $1.3119 ▲ +0.99% SOL $100.5900 ▼ -1.27%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.96 ▼0.79 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.96 ▼0.79 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Subvencionet në bujqësi, Salla: 5 mijë fermerë kanë aplikuar, afati deri më 25 qershor

Nisën sot aplikimet e fermerëve për përftimin e subvencioneve në bujqësi nëpërmjet skemës kombëtare 2026.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Andis Salla tha se në ditën e parë numri i aplikuesve ka arritur në 5 mijë aplikime.

Afati i aplikimeve është 1 mujor, pra nga data 25 maj deri më 25 qershor.

Ministri Salla tha që ka mundësi edhe për rishikimin e afateve nëse do të nevojitet për akses

Në total në skemë janë të përfshira 12 masa. Krahasuar me vjet skema pësoi disa ndryshime përfshirë heqjen e naftës pa akcizë te fermerët. Heqja e masës shkaktoi protesta te fermerët, të cilët kërkuan rikthimin e skemës, pasi heqja e saj në kulmin e rritjes së çmimeve të naftës do të ndikojë në mospërballimin e kostove për të mbjellat.

Për sektorin e blegtorisë, skema e re përgjysmon pragjet e numrit të kafshëve në fermë, për përfitim të subvencioneve:

Mbështetja për lopët: nga 10 mijë lekë për krerë që ishte më parë arrin  në 12 mijë lekë për krerë.

Mbështetja për koshere bletësh: nga 10 mijë lekë që ishte më parë arrin në 20 mijë lekë

Mbështetja për bagëti të imëta: nga 1,200 lekë arrin në 1,500 lekë

Për herë të parë, përfshihet mbështetja për dosët në sektorin e derrave. Mbështetja do të jetë 7 mijë lekë për dosë në një fermë me jo më pak se 5 dosa.

Ferma me jo më pak se 5 lopë nga jo më pak se 10 lopë që ishte më pare.

Ferma me 50 krerë të imëta nga 100 krerë që ishte në skemën e mëparshme.

Rritësit e bletëve me jo më pak se 25 koshere nga jo më pak se 50 koshere që ishte më parë.

Për kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera, mbështetja rritet në 70% të kostos së shpenzimeve, nga 50% që ishte më parë.

Skema e re synon të mbështesë më shumë fermerë dhe të rrisë efektivitetin e subvencioneve direkte për sektorin bujqësor.

Ndërsa një masë tjetër që na përafron me pagesat që zbatohen në BE është pagesa për sipërfaqe të mbjelle. Fermat me mbi 3 ha përfitojnë 10 mijë lekë për çdo ha të mbjellë.

Edhe këtë vit, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB) do të mbështeten në 100% të masës së përfitimit.

Mbështeten fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë; Subjektet e rritjes së peshkut në ujërat e brendshme mbështetet me 200 mijë lekë për blerje rasati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.