⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,700 ▲1.73%
DOW 53,301 ▲2.92%
NASDAQ 25,857 ▲1.91%
NAFTA 90.18 ▼6.15%
ARI 4,066 ▲3.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,690 ▲ +3.83% ETH $2,440 ▲ +6.2% XRP $1.3163 ▲ +2.85% SOL $96.9000 ▲ +3.56%
S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 % S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden”, Berisha reagon pas deklaratave të Escobar

Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të ulë tonet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në konferencën për mediat, mesditën e sotme në selinë e PD, Berisha tha se do të vijojë të kundërshtojë ambasadoren Kim, sa herë që sipas tij ajo do të sillet si guvernatore.
Reagimi i Berishës vjen pas deklaratave të Zëvendës ndihmës sekretar amerikan, Gabriel Escobar, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor bërë një ditë më parë për Top Channel.

“Kam respektin më të madh për ambasadoren kur vepron në përputhje me përfaqësimin e Presidentit Biden dhe nuk pajtohem kur vepron si guvernatore. Sa herë të veprojë si guvernatore do ta kundërshtoj, do ta denoncoj.

Politikat e SHBA në Tiranë, synojnë mbështetje për këtë vend Nuk pajtohem me qëllimet e guvernatores, mbështetjen e saj për qeverinë Rama dhe eprimet antiopozitare. Besoj se shqiptarët duhet të jenë partnerë besnik të SHBA, po si qytetar të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë” përfundoi Berisha.

Escobar deklaroi një ditë më parë për gazetarin e Top Channel, Muhamet Veliu se sulmi ndaj ambasadores Kim në Tiranë, është sulm ndaj Presidentit Biden.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar për Top Channel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.