Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.30 ▲0.95%
ARI 4,447 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,171 ▲ +1.14% ETH $1,894 ▼ -0.22% XRP $0.9948 ▼ -0.81% SOL $75.7000 ▲ +0.31%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.30 ▲0.95 % ARI 4,447 ▼0.6 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.30 ▲0.95 % ARI 4,447 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si më poshtë:

▪ Glodian Gëzim Ahmetaj, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

▪ Devis Ramadan Ago, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef Sektori në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

▪ Klevis Ramadan Hoxha, me detyrë Shef i Policisë Bashkiake pranë Bashkisë Devoll, ndaj të cilit janë vendosur masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet procedurale të përcaktuara nga gjykata, si dhe janë ushtruar tre kontrolle banesash të autorizuara nga autoriteti procedues, me qëllim administrimin e provave dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.