☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.37 ▼1.84%
ARI 4,021 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,065 ▼ -0.68% ETH $2,319 ▼ -1.14% XRP $1.2820 ▼ -1.53% SOL $100.7900 ▼ -0.87%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.37 ▼1.84 % ARI 4,021 ▲0.32 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.37 ▼1.84 % ARI 4,021 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

Politologu pranë Partisë Demokratike, Ermal Hasimja, ka zgjedhur një mënyrë jo fort të zakonshme për t’iu bashkuar protestës së Tiranës: jo nga bulevardi, por nga Alpet e Zvicrës, rreth 4 mijë metra mbi nivelin e detit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hasimja shihet duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Rama jepe dorëheqjen”, slogani që dëgjohet prej ditësh në protestën para Kryeministrisë.

Mesazhi politik është i qartë, por vendndodhja e bën skenën më interesante: ndërsa protesta në Tiranë vijon të përjashtojë PD-në dhe figurat pranë saj, Hasimja duket se ka gjetur një hapësirë më të sigurt për opozitarizëm, ledhe pse shumë larg sheshit dhe shumë më afër majave alpine.

Në mungesë të një vendi në protestë, pankarta e dorëheqjes u ngjit deri në 4 mijë metra lartësi. Tani mbetet për t’u parë nëse mesazhi do të zbresë në Tiranë, apo do të “ngrijë” në borën e Alpeve Zvicerane./TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.