🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.2% ETH $2,346 ▲ +0.4% XRP $1.3245 ▲ +1.68% SOL $101.0600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Muzike

Tedi Papavrami: S’e kisha menduar që do bëhesha violinist i famshëm

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, violinisti i njohur Tedi Papavrami rrëfeu se kurrë nuk e kishte menduar se do të bëhej violinist. Madje, ai tha se në fëmijërinë e tij imagjinonte të bëhej çoban, arkeolog ose shkencëtar.

“Kur isha i vogël, jo (nuk e kisha menduar të bëhesha violinist). Në radhë të parë nuk e imagjinoja kurrë që do flisja një gjuhë tjetër, nga shqipja. Nuk e mendoja kurrë që do ikja nga shtëpia ime. Se ajo që doja më shumë ishte shtëpia në Shqipëri, Tirana, e gjithë bota ime.

Dhe e kisha shumë të fuqishme këtë ndjenjë. Madje, prandaj mendoj që nuk e kam harruar shqipen, sepse qoftë nga leximi, qoftë nga dashuria që kisha për të gjithë këtë botë, ishte shumë e fuqishme. Kështu që nuk e mendoja asnjëherë. Kur mendoja çfarë do bëja më vonë, as mendoja që do bëhesha violinist edhe pse bëja koncerte.

Nuk e di, më pëlqente, imagjinoja se do bëhesha çoban, arkeolog ose shkencëtar. Domethënë, qoftë natyrat ose shkencat. Njëra ose tjetra”, tha ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.