🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 82.91 ▼2.06%
ARI 3,776 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,664 ▲ +0.56% ETH $1,812 ▲ +0.22% XRP $0.9981 ▲ +4.67% SOL $74.7800 ▲ +3.63%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 82.91 ▼2.06 % ARI 3,776 ▼2.29 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 82.91 ▼2.06 % ARI 3,776 ▼2.29 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tensione në Komisionin Hetimor për rastin Zekaj, Rrahmani dhe Baloku shkëmbejnë akuza

Debate dhe përplasje verbale janë zhvilluar mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani dhe anëtarit të Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Baloku në fillim të mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar i cili po shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Përplasja nisi kur Rrahmani kërkoi nga eksperti Skender Kandiq të sqaronte nëse kishte konflikt interesi, duke ngritur çështjen e angazhimit të tij të mëparshëm në Qendrën për Punë Sociale (QPS).

Rrahmani kërkoi që Kandiq të prezantonte përvojën e tij profesionale dhe aktivitetet e deritanishme, duke shprehur shqetësimin se prania e tij në Komision mund të ndikonte në punën e këtij organi.

Në përgjigje, Kandiq mohoi çdo konflikt interesi, duke sqaruar se para luftës kishte punuar në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa pas luftës kishte ushtruar detyrën e drejtorit në Spitalin Rajonal.

“Unë para luftës kam punuar me QPS, pas luftës kam qenë drejtor në spitalin regjional, nuk kam asnjë konflikt interesi”, deklaroi Kandiq.

Pas këtij sqarimi, Armend Baloku kritikoi Rrahmanin, duke theksuar se deputeti kishte pasur mundësi ta shqyrtonte paraprakisht CV-në e ekspertit, para se të votohej për përzgjedhjen e tij.

Rrahmani reagoi duke pretenduar se Kandiq ka qenë figurë politike dhe kandidat për deputet, duke akuzuar njëkohësisht se Komisioni është politizuar.

“Është figurë politike. E keni politizu këtë komision. Ka qenë kandidat për deputet, e njihni shumë mirë, mundeni me aktru”, u shpreh Rrahmani.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e Balokut, i cili iu kundërpërgjigj duke akuzuar Rrahmanin dhe rrethin e tij për mashtrim.

“Aktrimi nënkupton veprim, unë po veproj. Ndoshta ju dhe rrethi juaj jeni duke mashtruar. Dhe a është a nuk është keni pasur mundësi me hërrët. Ju bëni shoë dhe po i merrni elementet nga fusha ime”, deklaroi Baloku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.