⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.72 ▲2.65%
ARI 4,101 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,824 ▼ -2.13% ETH $2,403 ▼ -2.51% XRP $1.3279 ▼ -2.92% SOL $103.8600 ▼ -2.97%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren. Këlliçi: Mbështesim protestën studentore, të dorëhiqet qeveria Rama

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, teksa opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit pas miratimit nga kryeparlamentari Niko Peleshi të procesverbalit të seancës plenare të datës 8 tetor 2026.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur kundër miratimit të procesverbalit, duke e lidhur qëndrimin e opozitës me protestën e studentëve dhe zhvillimet e ditëve të fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi deklaroi se Shqipëria po përjeton ditën e dhjetë të asaj që ai e cilësoi si lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit.

“Mbaj qëndrim zyrtar për të gjithë deputetët dhe qytetarët. Kjo është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga pushteti absolut i Ramës”, u shpreh Këlliçi.

Deputeti demokrat e cilësoi protestën si një revoltë kundër një modeli qeverisës që, sipas tij, u ka vjedhur të rinjve shpresën dhe po e largon Shqipërinë nga e ardhmja evropiane.

Ai theksoi gjithashtu se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të qëndrojë në krah të studentëve dhe qytetarëve që protestojnë për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë. Këlliçi dënoi atë që e cilësoi si dhunë shtazarake ndaj studentëve.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.