☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,730 ▼ -0.08% ETH $2,227 ▼ -0.37% XRP $1.1558 ▼ -0.47% SOL $89.0400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tërë kohën me maska, zbulohet itinerari i autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me grabitjen e së shtunës të argjendarisë në Kamëz. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se itinerari i autorëve është zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ndërsa Policia e Tiranës vijon kontrollet dhe verifikimet për identifikimin e tyre.

Sipas burimeve, autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara.

Në një moment ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë vijuar arratisjen. Ndërkohë, policia shoqëroi disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim, nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Pavarësisht kontrolleve dhe shoqërimeve të kryera, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e grabitjes. Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje, ku rezulton se autorët kanë marrë sende ari dhe argjendi.

Në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk është përballur me grabitësit, pasi në momentin e ngjarjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.