Tërmet me magnitudë 4.0 ndjehet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Greqi
Një tërmet me magnitudë lokale 4.0 shkallë sipas Rihterit, me epiqendër në Greqinë fqinje rreth 140 kilometra në jugperëndim të Shkupit, u regjistrua sot në mëngjes në orën 08:47 dhe u ndie në Manastir, Ohër dhe rrethinat e tyre.
Një tërmet u ndie sot në mëngjes në Maqedoninë e Veriut. Siç njofton Alsat, Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e regjistroi lëkundjen në orën 08:47, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, i cili i mirëmban këto stacione, epiqendra e tërmetit ishte në Greqinë fqinje, rreth 140 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti kishte magnitudë lokale prej 4.0 shkallësh sipas Rihterit.
Po sipas të dhënave të deritanishme të Observatorit, lëkundja është ndier në Manastir, në Ohër dhe në rrethinat e tyre, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.