🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,324 ▼ -1.46% ETH $1,644 ▼ -1.56% XRP $0.9387 ▼ -1.66% SOL $70.5500 ▼ -2.26%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Banesat 20% më të lira për çiftet e reja mbeten ende vetëm premtim

Masa e paralajmëruar nga kryeministri për banesa deri në 20% më të lira për çiftet deri në 35 vjeç mbetet ende në nivel premtimi, pa asnjë procedurë administrative apo ligjore për zbatimin e saj; ekonomisti Ali Maksuti vlerëson se ulja nuk është e lehtë për t'u realizuar.

Banesa deri në 20% më të lira për çiftet deri në moshën 35-vjeçare — kjo është masa që paralajmëroi kryeministri, por deri tani ajo mbetet vetëm në nivel premtimi. Siç njofton Alsat, ende nuk ka asnjë procedurë administrative apo ligjore që do ta mundësonte zbatimin e saj.

Ekonomisti Ali Maksuti vlerëson se një ulje e tillë nuk është e lehtë për t’u realizuar, pasi çmimet aktuale të banesave janë rezultat i kostove të ndërtimit, ndërsa kompanitë kanë edhe fitimin e tyre të planifikuar. “Nuk ka asnjë procedurë, as administrative, as në Kuvend, as si projektligj, që ta bëjë të realizueshme”, tha Maksuti.

Sipas tij, nëse kompanitë përfshihen në këtë projekt, ato mund të kërkojnë mekanizma të tjerë për ta kompensuar zbritjen, madje edhe përmes rritjes së çmimeve fillestare, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në çmimet në treg.

Ndërkohë, çmimet dhe kostot e ndërtimit vazhdojnë të rriten: në Shkup, çmimi mesatar i regjistruar i banesave në tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 1.449 euro për metër katror, me rritje vjetore prej 13,3%, ndërsa kostot e ndërtimit të objekteve të reja banesore në tremujorin e tretë u rritën për 5,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.