🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.00 ▲0.91%
ARI 4,210 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,774 ▼ -1.57% ETH $1,640 ▼ -1.67% XRP $1.1298 ▼ -1.74% SOL $65.1700 ▼ -1.14%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.00 ▲0.91 % ARI 4,210 ▼1.78 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.00 ▲0.91 % ARI 4,210 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Terroristët i presin kokën pengut të tretë – Cameron mbledh shtabin Cobra

Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sërish në internet një video ku shihet se i pritet koka e një pengu tjetër, britanikut David Haines

kameron

Vrasja mizore prej terroristëve e pengut të tretë shkatoi kudo tronditje dhe zemërim. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa Londra zyrtare tha se pas gjithë gjasash videoja është autentike.

Cameron: Vrasësit do të ndiqen

Kryeministri britanik David Cameron e quajti vrasjen “një veprim absolutisht të ulët”. Ai tha se është me mendje tek familja e Haines, e cila megjithë torturën prej muajsh të tërë tregoi guxim dhe forcë të madhe. “Ne do të bëjmë do të bëjë gjithçka kemi në dorë për t’i gjetur këta vrasës dhe për t’i nxjerrë përpara drejtësisë – sado që të zgjasë kjo.”- tha Cameron.

Kryeministri britanik Cameron thirri shtabin e emergjencës Cobra për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas vrasjes.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama e quajti vrasjen e Haines një akt barbar. Në të njëjtën kohë ai përsëriti vendosmërinë e tij për ta shkatërruar organizatën xhihadiste në bashkëpunim me partnerët e SHBA-së gjithë bota

Punonjës humanitar në Siri

David Haines
David Haines

 

44-vjeçari Haines u rrëmbye në mars 2013 në Siri. Ai punonte atje për organizatën humanitare Acted dhe koordinonte shpërndarjen e ndihmave në një kamp refugjatësh pranë Atmehut. Para britanikut S-i u preu kokën para kamerve dy gazetarëve të rrëmbyer nga SHBA-ja. Më 19 gusht IS-i përhapi në internet një video për vrasjen e gazetarit amerikan James Foley. Në fillim të shtatorit pasoi një video me vrasjen reporterit Steven Sotloff, që ishte rrëmbyer një vit më parë në veri të Sirisë.

Në fund të videos pesëminutëshe të IS-it ku shihet vrasja e Sotloff-it shihej edhe Haines. Ekzekutuesi i Sotloff-it fliste me theks britanik dhe kërcënoi edhe me ekzekutimin e tij bashkëardhetarit të tij, nëqoftëse Londra nuk i jepte fund mbështetjes për operacionin ushtarak të SHBA-së në Irak. Sipas një raporti të BBC-së xhelati në të tri videot është i njëjti person.

Kërcënim për vrasje të tjera

Sipas firmës amerikane SITE e cila është e specializuar për analizimin e faqeve të internetit të islamistëve mënyra e përgatitjes së video përkon me atë të dy videove të tjera. Sipas SITE kjo vrasje quhet si hakmarrje për pjesëmarrjen britanike në koalicionin anti-terror të Obamës. Po ashtu sipas SITE milicët terroristë kërcënojnë edhe me vrasjen e një britaniku tjetër që kanë marrë peng.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.