☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.01 ▲2.6%
ARI 4,187 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,703 ▼ -0.55% ETH $2,416 ▼ -1.51% XRP $1.3044 ▼ -2.49% SOL $104.2500 ▼ -1.44%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.01 ▲2.6 % ARI 4,187 ▲0.39 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.01 ▲2.6 % ARI 4,187 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës së dhunshme, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmt

Shoqata Shqiptare e Bankave ka reaguar pas akteve të dhunës dhe dëmtimeve të raportuara ndaj degëve bankare gjatë protestave në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, AAB dënon dëmtimin e pronës private dhe thekson se këto incidente rrezikojnë sigurinë e punonjësve dhe klientëve, ndërsa u bën thirrje protestuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit.

Shoqata Shqiptare e Bankave dënon aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj degëve bankare

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Tiranë dhe thekson se e drejta për t’u mbledhur, për të protestuar dhe për të shprehur lirisht qëndrimet është një e drejtë themelore që duhet respektuar.

Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të jetë paqësor dhe në respekt të ligjit. Aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj degëve bankare dhe objekteve financiare janë të papranueshme dhe krijojnë shqetësime për sigurinë e punonjësve e të klientëve, si dhe për vijimësinë normale të shërbimeve bankare.

AAB u bën thirrje pjesëmarrësve në protesta të shmangin çdo veprim të dhunshëm. Institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të tilla dhe garantimin e sigurisë publike.

Mbrojtja e punonjësve dhe klientëve, respektimi i pronës private dhe garantimi i vijimësisë së shërbimeve bankare janë thelbësore në çdo rrethanë. Sektori bankar siguron klientët se marrëdhënia e tyre me bankën mbetet e pacenuar dhe e sigurt, pavarësisht ngjarjeve të ndodhura.

AAB mbështet të drejtën për protestë paqësore dhe shprehjen e lirë të kërkesave qytetare, në respekt të ligjit, sigurisë së qytetarëve dhe pronës publike e private.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.