☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.38 ▲3.6%
ARI 4,124 ▲1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.43% ETH $1,928 ▼ -0.2% XRP $1.1390 ▲ +0.43% SOL $77.6200 ▼ -0.92%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.38 ▲3.6 % ARI 4,124 ▲1.16 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.38 ▲3.6 % ARI 4,124 ▲1.16 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Politika

Toni Gogu: Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të shëndetit mendor

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një konference për media, bëri të ditur se Burgu i Shënkollit në Lezhë do të transformohet në një institucion të shëndetit mendor, duke u kthyer në një qendër të specializuar për trajtimin e të dënuarve që vuajnë nga probleme të tilla.

“Po synojmë të peshojmë sigurinë dhe rehabilitimin në burgje. Kemi një plan dhe do të jetë institucion i shëndetit mendor. Atje do të trajtohen të dënuarit ashtu siç trajtohen të dënuarit që vuajnë nga shëndeti mendor në çdo vend europian. Do të marrë disa vjet,” deklaroi Gogu, duke theksuar se ky projekt është pjesë e reformave penitenciare që synojnë balancimin e sigurisë me rehabilitimin.

Ministri Gogu prezantoi bilancin e ndihmës juridike falas, duke bërë të ditur se gjatë pesë muajve të fundit mbi 3 mijë qytetarë në pamundësi ekonomike kanë përfituar shërbim falas, një rritje prej 19% krahasuar me vitin e kaluar.

“Asnjë qytetar me mungesë ekonomike nuk mund të mbetet pas. Mbi 3 mijë qytetarë kanë marrë shërbim juridik falas. Sa i përket rritjes krahasuar me vitin e kaluar, jemi duke folur për 19% rritje,” u shpreh ministri.

Ai zbardhi gjithashtu rezultatet e amnistisë penale të zbatuar më 15 korrik, nga e cila kanë përfituar mijëra persona.

“553 persona janë liruar, 863 persona kanë përfituar ulje dënimi, 2300 persona kanë përfituar nga shërbimi i provës. Kriteret e amnistisë nuk i cakton ministri, e as opinioni publik, por i cakton Kuvendi,” tha Gogu, duke shtuar se 7 të miturit e liruar po mbështeten me programe individuale riintegrimi.

Në fund, ministri u ndal edhe te Agjencia e Trajtimit të Pronave, duke bërë të ditur se qytetarët do të kenë dy ditë të javës në dispozicion për takime me drejtorin e përgjithshëm, të mërkurën për kompensimin dhe të enjten për njohjen e pronësisë.

“Çdo të mërkurë, të gjithë ata që kanë problem me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, drejtori ju pret për kthimin e kompensimit dhe të enjteve për njohjen e pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm ka hartuar një plan për shërbimin ndaj qytetarëve dhe e dimë fare mirë që është një nga ato tema që çdo familje ka përjetim të hidhur,” deklaroi Gogu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.