☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.41 ▼2.81%
ARI 4,062 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,916 ▼ -0.9% ETH $2,073 ▼ -2.25% XRP $1.0679 ▼ -2.31% SOL $84.2900 ▼ -2.77%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.41 ▼2.81 % ARI 4,062 ▼1.29 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.41 ▼2.81 % ARI 4,062 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Transferohet nga burgu i Fierit në Lushnje”, Ministria e Drejtësisë pranon kërkesën e Saimir Tahirit

Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri do transferohet në burgun e Lushnjës, ndërsa ishte duke vuajtur dënimin prej  3 vite e 4 muajsh në burgun e Fierit.
Ministria e Drejtësisë pranon kërkesën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për t’u transferuar nga burgu i Fierit në burgun e Lushnjes.
“Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin me burg prej 3 vitesh e 4 muajsh, është duke u transferuar nga IEVP e Fierit në IEVP e Lushnjës. Transferimi kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.”,  thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Burimet thanë për se ish ministri Tahiri kishte kërkuar transferimin në burgun e Kosovës në Lushnjë, për t’u afruar me familjen.

Njëherazi një burim i tha se në burgun ku u dërgua menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor nga shkurti i këtij viti, ish ministri ka kundërshtuar rregulloren e burgut të Fierit , sipas së cilës të burgosurit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët. Me shumë mundësi ish zyrtari i dënuar me 3 vjet e katër muaj burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm mund t’u ketë kërkuar zyrtarëve të këtij institucioni lejimin e ujit, por diçka e tillë nuk është pranuar thanë burimet jo zyrtare.

Nga ana tjetër pritet që Saimir Tahiri pas kësaj lëvizjeje dhe kërkesës tjetër që kishte dorëzuar në Gjykatën e Lartë për pezullim dënimi pasi i rrezikohet jeta në burg, të kërkojë shërbimin e provës për dënimin që i ka mbetur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.