☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, një institucion në rrugën e transformimit sipas standardeve euroatlantike.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se më parë, ushtarakët ishin të nënvlerësuar, ndërsa sot për ta ka përkujdesje të veçantë.

Rama shtoi se transformimi nuk ndalet.

“Dukej sikur ushtria nuk ishte më e nevojshme, se do na mbronin të tjerët, ushtarakët, pavarësisht të gjithave, vazhdonin t’i shërbenin detyrës dhe atdheut. Është jetë që përpiqem ta parapërfytyroj. Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave dhe djemve që po vihet në rreshtat e aplikantëve, mendoj se kjo është shenja më e sigurtë e një transformim që nuk ndalet më. Ushtarakët në fund të karrierës, e kanë të jetuar sakrificën, por për një periudhë jo të shkurtër kohe ishin të nënvlerësuar. 67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën, nuk i shkëpus nga urimi për shëndet e mbarësi. Të gjithë atyre që janë para meje si fytyra shembullore të forcave të rilindura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.