🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.86 ▼0.68%
ARI 4,018 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,952 ▼ -2.67% ETH $1,618 ▼ -2.89% XRP $1.0755 ▼ -2.91% SOL $67.9900 ▼ -2.17%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.86 ▼0.68 % ARI 4,018 ▲0.22 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.86 ▼0.68 % ARI 4,018 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Transmetimi i gazit, Albpetrol dhe Albgaz lidhin kontratën, kushtet për pagesat dhe pikat e levrimit

Albgaz dhe Albpetrol kanë nënshkruar së fundmi kontratën që sanksionon të gjitha detajet për transmetimin e gazit, matjen,  tarifën, kohën e kryerjes së pagesave si dhe një sërë aspektesh të tjera. Kontrata është paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE).  Referuar neneve të kësaj kontrate thuhet se  se afati është një vjeçar dhe bazë për përllogaritjen e detyrimit do të shërbejë tarifa që ka caktuar Enti Rregullator i Energjisë prej 28 lekësh për m3 me përjashtim të rasteve kur kjo ndryshohet po me vendim të ERE.

“Për transmetimin e gazit natyror tarifa do të jetë 28 lek/m3 pa TVSH. Transmetuesi në këtë rast Albgaz do të dërgojë faturën tatimore të shërbimit në adresën e prodhuesit brenda 5 ditëve nga data e leximit përfundimtar mujor. Fatura duhet të përmbajë tarifën mujore të muajit për të cilin lëshohet, mënyrën e përllogaritjes së tarifës duke përcaktuar sasinë e gazit të transmetuar dhe tarifën e aplikuar si dhe çdo element tjetër në përputhje me ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” thuhet në kontratë.

E njëjta përcakton edhe pikat e lëvrimit. Së pari, gazi do të lëvrohet nga prodhuesi Albpetrol tek operatori në pikat e lëvrimit në vendburimet prodhuese referuar infrastrukturës aktuale të transmetimit të gazit në Cakran, Poligoni i matjes së gazit në Stacionin e Kompresorëve në Drenovë. Sasia e gazit pas transmetimit do të lëvrohet nga operatori tek prodhuesi në pikat si mëposhtëm: Poligoni i matjes pranë furrave për Dekantim Kash, Poligoni i matjes së furrave për Dekantimin Visokë, stacioni i gazit Ballsh për Dekantimin e Konsumatorëve Privatë-Ballsh dhe Stacioni I gazit Fier, për konsumim privat Fier.

Kontrata nënvizon se sistemi \ matjes në pikat e lëvrimit (gryke pus1) do të instalohet nga Prodhuesi ndërsa sistemi i matjes në pikat e lëvrimit do të instalohet nga Operatori, dhe do të bashkëvulosen nga të dyja palët gjatë fazës së instalimit. Sistemi i matjes i cili do të instalohet në pikat e lëvrimit duhet të jetë sipas standardeve teknike të aprovuara dhe të kalibruara nga Drejtona e Përgjithshme e Metrologjisë.

Albpetrol si prodhues në bazë të kontratës duhet që t’i dorëzojë Operatorit në këtë rast Albgaz një plan lëvrimi ku të japë specifikat e sasive të gazit të planifikon të lëvrojë për muajin kalendarik pasardhës sipas pikave të caktuara. Afati që duhet të dorëzohet ky plan parashikimi është jo më vonë se 10 ditë nga data e përfundimit të muajit.

Aktualisht kontrata e nënshkruar mes dy kompanive është nxjerrë për konsultim dhe pritet të marrë në vijim miratimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.