☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Transporti multimodal, Gjiknuri në Sofje: Projekte të përbashkëta mes rajonit

Shqipëria tanimë ka avancuar në koordinim me vendet fqinje duke aplikuar për disa projekte të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushën e zhvillimit të infrastrukturës dhe transportit hekurudhor.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ndodhet në Sofje, ku po merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë, organizuar nga Presidenca Bullgare e Bashkimit Europian në kuadër të vitit europian të transportit multimodal.

Në këtë takim merr pjesë Komisionerja Europiane për Transportin Violeta Bulc, ministra të transportit të vendeve të Europës Juglindore ashtu sikurse disa prej vendeve anëtare, përfaqësues të kompanive private në fushën e transportit hekurudhor dhe rrugor. Ministri Gjiknuri pati një takim edhe me komisioneren Bulc, me të cilën diskutoi mbi projektet potenciale rajonale në fushën e transportit dhe nevojën për mbështetje nga Bashkimi Europian.

“Komisionerja për Transportin dhe përfaqësuesit e lartë të komisionit diskutuam për projektet e mundshme të përbashkëta. Në këtë konferencë kishte edhe kompani private, sidomos nga fusha hekurudhore dhe transportit rrugor. U kërkua nga komisionerja bashkëpunimi mes këtyre vendeve dhe paraqitja e projekteve të përbashkëta për fushat e transportit rrugor dhe atij hekurudhor”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri gjeti rastin të theksojë se Shqipëria tanimë ka avancuar në koordinim me vendet fqinje, duke aplikuar për disa projekte të përbashkëta.

“U përshëndetëm për faktin se shumë shpejt do të fillojmë implementimin e projektit të hekurudhës, ashtu sikurse përfundimi i disa segmenteve rrugore, pjesë të korridoreve juglindore. Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare, apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta. Nga ana tjetër kërkohet koordinim dhe Shqipëria është duke bashkëpunuar me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Greqinë që të fitojnë projekte të përbashkëta”, theksoi Gjiknuri.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë kësaj konference kishte të bënte me lehtësimin e transportit ndërkufitar, procedura të përbashkëta doganore dhe pika të përbashkëta kontrolli. Shqipëria ka filluar t’i implementojë disa por tanimë kërkohen procedura standarde nga gjitha vendet e rajonit, në mënyrë që të bëhet më e lehtë thithja e fondeve, por edhe transporti multimodal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.