🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.33 ▲1.4%
ARI 4,401 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,500 ▼ -0.8% ETH $2,484 ▼ -0.16% XRP $1.4205 ▲ +1.89% SOL $103.3100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.33 ▲1.4 % ARI 4,401 ▼0.85 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.33 ▲1.4 % ARI 4,401 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
09 Sep 2026
Breaking
Politika

“Tre kapituj të negociatave në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë. Fokus te kapacitetet administrative, kontrolli dhe llogaridhënia

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se Shqipëria është e gatshme të mbyllë edhe kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se tre prej tyre ndodhen në fazën përmbyllëse. Gjatë një deklarate për mediat, Pirdeni u shpreh se qeveria shpreson që procesi i negociatave të vijojë me të njëjtin ritëm, ndërsa po merren masa për të garantuar që administrata publike të jetë e përgatitur për sfidat e integrimit.

“Ne po marrim masat për të garantuar që trupa aktuale e administratës t’i përgjigjet kësaj sfide, por njëkohësisht kemi nisur një proces vlerësimi për të identifikuar nevojat që duhen adresuar. Ka fusha ku Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet administrative dhe ato zbatuese të legjislacionit, ndaj po analizojmë se ku kemi ende nevojë të rrisim kapacitetet tona”, tha ministrja.

Pirdeni theksoi se rritja e atraktivitetit të administratës publike mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Sipas saj, aktualisht ka mesatarisht 23 kandidatë për çdo vend vakant në administratë, por ende ka mungesë specialistësh në fusha të caktuara që lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian dhe zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, ministrja bëri të ditur se është duke u hartuar një strategji e dedikuar për rekrutimin e profesionistëve në profile ku administrata ka vështirësi për të gjetur burime njerëzore.

“Synimi ynë është që në një periudhë afatmesme të kemi mundësi të rekrutojmë në administratën publike profesionistë në të gjithë spektrin e politikave publike që Shqipërisë i duhen si gjatë procesit të negociatave, ashtu edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Pirdeni.

Ministrja shtoi se një tjetër fokus i punës së institucionit që drejton është forcimi i kapaciteteve administrative në fushën e kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies, si elementë thelbësorë për përmbushjen e standardeve europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.