☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.14 ▲1.28%
ARI 4,057 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,092 ▼ -0.27% ETH $2,064 ▼ -1.38% XRP $1.0667 ▼ -1.21% SOL $84.0800 ▼ -0.74%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.14 ▲1.28 % ARI 4,057 ▲0.67 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.14 ▲1.28 % ARI 4,057 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tre parti në Holandë: Të rikthehen vizat për shqiptarët

Tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të frenuar krimin e organizuar shqiptar në vend. Dhe këtij fakti, gazeta më e madhe Holandeze, “De Telegraaf”, i ka kushtuar vëmendje me një shkrim të titulluar.

“Kërkesa për viza për shqiptarët”. Sipas policisë holandeze, shkruan gazeta, kriminelët nga vendet e Ballkanit janë gjithnjë e më aktivë në Amsterdam dhe po kontrollojnë tregtinë e kokainës atje. Dhe sipas deputetëve, kjo ndodh se kriminelët përfitojnë kur nuk ka kontrolle. Janë tre partitë holandeze që kanë parashtruar kërkesën për shqiptarët, partia socialiste, partia për liri dhe partia demokristiane.

Deputetja e CDA, Van Toorenburg kërkon rikthimin e menjëhershëm të vizave për shqiptarët dhe thotë” Unë dua të di kë fus në shtëpi. Dhe për këtë arsye do të kërkoj shumë shpejt një debat me ministrin për drejtësi dhe siguri”.Edhe deputeti socialist Van Dijk, ndan të njëjtin mendim duke thënë se duhet të nisin procedura emergjente për rikthimin e vizave.

Shkrimi i “De Telegraaf” vjen një ditë pas vizitës në Shqipëri të ministrit holandez të drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus, i cili pavarësisht se u tregua i matur në komente për çeljen e pritshme të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dha vlerësime për arritjet e qeverisë së Shqipërisë veçanërisht në Reformën e Drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.