☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

“Tregtia midis vendeve të D-8-ës vazhdon të rritet”

“Është sigurisht e mundur që vëllimi ynë tregtar të rritet në 500 miliardë dollarë, kur dihet se madhësia e përgjithshme ekonomike është 3,7 trilionë dollarë dhe popullsia e përgjithshme e anëtarëve 1,1 miliard”, tha Özlü.

Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Özlü, të enjten tha se tregtia midis vendeve të D-8-ës ka arritur rreth 100 miliardë dollarë dhe vazhdon të përmirësohet.

“Është sigurisht e mundur që vëllimi ynë tregtar të rritet në 500 miliardë dollarë, kur dihet se madhësia e përgjithshme ekonomike është 3,7 trilionë dollarë dhe popullsia e përgjithshme e anëtarëve 1,1 miliard”, tha Özlü në takimin ministror të D-8-ës në Abuxha.

Ministri turk tha se ”Vëllimi i brendshëm tregtar midis vendeve të D-8-ës është rreth 100 miliardë dollarë. Norma mesatare vjetore e rritjes së vendeve të D-8-ës vazhdon të jetë rreth pesë për qind, që është një mesatare për shumë vende perëndimore.”

Duke theksuar se vendet anëtare kanë potencial të gjerë ekonomik në disa fusha, përfshirë industrializimin, bujqësinë, turizmin, transportin dhe energjinë, Özlü theksoi se ky potencial duhet të vihet në lëvizje dhe të shndërrohet në avantazh.

Ai shtoi se niveli i pjesëmarrjes në takimet e vendeve të D-8-ës duhet të rritet dhe se në të duhet përfshirë organizatat e sektorit privat.

Ndryshe, Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me iniciativë të liderit të ndjerë turk, Necmettin Erbakan. Ajo kishte për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.

Sot, D-8 ka një PBB të kombinuar prej 3,7 trilionë dollarësh dhe përfshin më shumë se një miliard njerëz, konkretisht rreth 15 për qind të popullsisë së botës.

Dy nga anëtarët e saj, Turqia dhe Indonezia, bëjnë pjesë në mesin e 20 ekonomive më të mëdha në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.