🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.87 ▼0.67%
ARI 4,017 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,905 ▼ -2.71% ETH $1,616 ▼ -2.99% XRP $1.0747 ▼ -2.89% SOL $67.8900 ▼ -2.22%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.87 ▼0.67 % ARI 4,017 ▲0.19 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.87 ▼0.67 % ARI 4,017 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Bota

Trump ishte paralajmëruar për kërcënimin nga koronavirusi

Në një raport të botuar të hënën, gazeta amerikane citoi zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, të cilët zbuluan se Trump ishte njoftuar në janar dhe shkurt, madje ndërsa ai vazhdoi të minimizojë kërcënimin e sëmundjes që u raportua për herë të parë në Kinë në dhjetor.

Paralajmërimet e përsëritura u përfshinë në përmbledhjet ditore të presidentit, shkruante The Post.

Një zyrtar i tha gazetës amerikane se nga mesi deri në fund të janarit, koronavirusi po përmendej më shpesh si një nga çështjet kryesore, ose si një “lajmërim ekzekutiv”.

Rasti i parë i koronavirusit në SHBA u raportua në 21 janar dhe hyrja për udhëtarët nga Kina u bllokua në 2 shkurt.

Ndërsa rastet u shtuan, udhëtimi nga Evropa u ndalua në 11 mars dhe Trump shpalli emergjencë kombëtare dy ditë më vonë. SHBA gjithashtu ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, me më shumë se 56,000 vdekje.

Presidenti republikan ka kërkuar që të zhvendosë fajin dhe sulmoi Kinën, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetsisë (OBSH) për mënyrën se si kishin trajtuar situatën.

Më pas, Trump shkurtoi fondet për agjencinë e shëndetit të OKB – një hap i kritikuar nga vetë OKB dhe liderë të tjerë botërorë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kundërshtoi pretendimet se Trump ishte treguar i ngadaltë në marrjen e masave kundër pandemisë.

“Presidenti Trump u ngrit për të luftuar këtë krizë kokëfortë duke ndërmarrë veprime të hershme, për të mbrojtur shëndetin, pasurinë dhe mirëqenien e popullit amerikan,” tha Hogan Gidley për The Post.

“Ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe do ta mposhtim këtë virus për shkak të udhëheqjes së tij deçizive”.

Një zyrtar i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, i cili është përgjegjës për njoftimet e përditshme të presidentit, hodhi poshtë paralajmërimet e përsëritura si “jo të vërteta”, por pa e sqaruar më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.