🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,892 ▲ +0.13% ETH $2,244 ▲ +0.49% XRP $1.1616 ▼ -2.45% SOL $89.7700 ▼ -1.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Trump konfirmon sulmet ndaj mbrojtjes ajrore iraniane në ishullin strategjik Keshm

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në ishullin Keshm në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur për gazetarët në Florida, Trump e përshkroi operacionin si “të vogël”, duke shtuar se forcat amerikane shkatërruan, brenda minutash, një sistem të vogël kundërajror të Iranit.

“E shkatërruan për 15 minuta, ndoshta për pesë”, tha Trump për gazetarët, pa treguar se ku saktësisht u kryen sulmet dhe pa ofruar detaje të tjera operacionale.

Deklarata e tij u bë pasi mediat raportuan për shpërthime në ishullin Keshm.

Mediat vendase në Iran raportuan se sipas të dhënave fillestare, dy raketa goditën ishullin Keshm, teksa agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar dëshmitarë lokalë, raportoi se dy predha kishin goditur zonën e Suzës, pasi ishte dëgjuar një aeroplan duke fluturuar mbi atë zonë.

Mediat iraniane pretenduan po ashtu se mbrojtja ajrore e vendit kishte penguar dhe shkatërruar një dron amerikan MQ-1 Predator mbi ishullin Keshm.

Ndërkaq, presidenti Trump tha se Uashingtoni po vazhdon kontaktet me Teheranin. Duke folur për gazetarët në Florida, ai deklaroi: “Ne po bisedojmë me Iranin. Kemi qenë në kontakt. Ata, me dëshpërim, duan një marrëveshje”.

Ishulli strategjik Keshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, që është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë.

Në këtë ishull ndodhen një objekt i madh nëntokësor për raketa, një bazë detare dhe një impiant i madh për shkripëzimin e ujit, sipas gazetës The Wall Street Journal. Ishulli ka qenë në shënjestër të forcave amerikane në fazat e mëhershme të luftimeve, teksa zyrtarët amerikanë kanë diskutuar edhe mundësinë e marrjes së kontrollit të tij.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit. Presidenti Trump vazhdimisht ka përsëritur se qëllimi kryesor i fushatës ushtarake amerikane është që Iranit t’i pamundësohet që të posedojë armë bërthamore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.