Trump paralajmëron BE-në për praktikat e padrejta tregtare
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Bashkimin Evropian se mund të përballet me kundërprëgjigje për trajtimin e padrejtë që i bën SHBA-së në tregti.
“Unë përfaqësoj SHBA-në, është një situatë shumë e padrejtë”, sipas citimeve të bëra nga prezantuesi i famshëm televiziv Piers Morgan pas intervistës të bërë me Donald Trump.
“Ne nuk mund të fusim produktet tona. Është shumë, shumë e vështirë”, tha Trump, sipas artikullti të Morgan-it për “Daily Mail”, një gazetë e djathtë me një audiencë të lartë në internet.
“Por ata mund të dërgojnë produket e tyre tek ne, pa taksa, me shumë pak taksa. Është shumë e padrejtë”, thotë presidenti amerikan.
“Kam pasur shumë probleme me BE-në dhe mund të shndërrohet në diçka shumë të madhe nga kjo pikëpamje, nga pikëpamja tregtre. Dhe besoj se do të jetë më shumë në dëmin e atyre”, vazhdoi Trump.
Morgan zhvilloi këtë intervistë me Donald Trump të enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.